TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili akuzohet për dhunimin e 25-vjecares Xhiseila Maloku.
Përmes një postimi në Facebook, Balla thotë se përpara ligjit janë të gjithë të barabartë, ndërsa nuk nguron të akuzojë opozitën dhe qeverinë e kaluar.
“Përpara ligjit ne jemi te gjithe te barabarte perveç Saliut, Lulit dhe atyre qe i shpetuan prokurorise, fale Saliut dhe Lulit qe nuk i zbatonin urdherat e organit te akuzes. Barazia para ligjit per ne nuk eshte sllogan po parim themelor ne fjalen tone, ne reformat dhe qendrimet tona. Ndalimi i djalit te deputetit na ndan qarte edhe njehere nga ata qe kemi perballe! Sepse jo vetem nuk e pengojme prokurorine dhe as protestojme kunder saj, po e mbeshtesim plotesisht. Drejtesia duhet ta thote fjalen e saj deri ne fund dhe shpresoj shume qe edhe autoret dhe heroi i Babale Dyshit te marrin ate qe takon nga organi i akuzes!”- shkruan Balla.
Kujtojmë se Rexhep Rraja u arrestua pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila ka dhënë ‘Arrest me burg’ në mungesë për të riun e akuzuar për dhunimin e Xhiseila Malokut.
Dhunimi i vajzës u bë publik pak ditë më parë, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhencë si dhe tregoi se ishte kërcënuar me armë në prani të deputetit Taulant Balla.
(BalkanWeb)