TIRANE- “BalkanWeb” zbulon detaje të reja mbi arrestimin e djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, i akuzuar për dhunimin e ish të dashurës Xhiseila Malokut.
Mësohet se Rexhep Rraja është është arrestuar sot paradite pranë një biznesi makinash me qira në Rinas. Në momentin e arrestimit, i riu nuk ka bërë rezistencë në momentet e arrestimit nga policia.
Rexhep Rraja u arrestua pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila ka dhënë ‘Arrest me burg’ në mungesë për të riun e akuzuar për dhunimin e Xhiseila Malokut.
Vendimi i gjykatës vjen edhe pas administrimit të aktit të ekspertizës për të renë e dhunuar dhe e torturuar nga Rraja. Ai është dërguar në ambientet e drejtorisë së policisë Durrës.
Dhunimi i vajzës u bë publik pak ditë më parë, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhencë si dhe tregoi se ishte kërcënuar me armë në prani të deputetit Taulant Balla.
(BalkanWeb)