TIRANË- Deputetja socialiste Elisa Spiropali thotë se Partisë Demokratike nuk i intereson drejtësia por politika dhe këtë sipas saj e tregoi dhe deklarata e tyre pas arrestimit të djalit të deputetit të PS.
Nën jë status në “Facebook” Spiropali thotë se PD-së nuk i intereson fati i drejtësisë për vajzën, po fati i fabrikimit për Taulant Ballën dhe të vazhdojnë të hedhin baltë. Ajo inkurajon Prokurorinë t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.
“Cilido që e ka ndjekur debatin për rastin e vajzës së dhunuar, duhet të lexojë deklaratën e Partisë Demokratike për ndalimin e djalit të deputetit nga policia. Si mund ta thoshin më mirë, me gojën e tyre, që atyre s’u intereson drejtësia po politika?! S’u intereson fati i drejtësisë për vajzën, po fati i fabrikimit për Taulant Ballën. S’u intereson që të ndalohet djali i deputetit, po që të vazhdojë të hidhet balta! Uroj që prokuroria t’i shkojë deri në fund kësaj historie dhe drejtësia t’i japë fund edhe kësaj histerie!”, shkruan Spiropali.
(m.k/BalkanWeb)