TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter për arrestimin e djalit të deputetit Rrahman Rraja, i akuzuar për dhunimin dhe përndjekjen e ish të dashurës Xhisiela Maloku.
Rama i është përgjigjur akuzave të PD që e konsideroi arrestimin e Rexhep Rrajës si fasade dhe truk për të mbyllur skandalin. Sipas kryeministrit, vajza po kthehet në mish për topat e dëshpërimit opozitar.
Statusi i Ramës në Twitter:
“Arrestim fasadë”! Ja dhe një prurje e re e jashtënxjerrjes politike mbi vajzën e kthyer në mish për topat e dëshpërimit opozitar! Domethënës sulmi ndaj prokurorisë: Gratë prokurore s’janë as gra, as nëna, as vajza po bashkëpunëtore të krimitMjerë kush i beson këta të paudhë.
(d.d/BalkanWeb)