TIRANE- Nga viktimë e një krimi të rëndë, një dhunimi e torture çnjerëzore sipas letrave, Xhisiela kthehet në avokate të deputetit socialist Rrrahman Rraja dhe djalit të tij Rexhepit.

Pyetjes së gazetarës se a e di që ka pasoja dëshmia e rremë, Xhisiela u përgjigj se për një gabim janë përfolur emrat e njerëzve të pafajshëm që nuk e di për çfarë arsye e ka bërë oficeri.

“Po e di. Për një gabim, janë përfolur emrat e njerëzve të pafajshëm që nuk e di për çfarë arsye e ka bërë oficeri” – ka thënë Xhisiela.

Pyetjes së gazetares se kush janë njerëzit e pafajshëm në këtë histori  Xhisiela u përgjigj: “Duke filluar që nga babai i Rexhepit, zoti Rrahman Rraja”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb