TIRANE– Lumë reagimesh kanë ardhur pas intervistave televizive që dha mbrëmjen e djeshme Xhisiela Maloku, vajza që çoi pas hekurave ish-të dashurin e saj, djalin e deputetit të PS Rrahman Rraja.
Përmes një statusi në ‘Facebook’ deputetja e PD Valentina Duka theksoi se 25-vjeçarja është viktimë e pushtetit kriminal, që sipas saj nuk ka guxuar të thotë të vërtetën.
“Te gjitha ato qe jemi duke degjuar ne emisionet televizive jane shokuse! Viktima e dhunes se njerezve te lidhur me pushtetin kriminal te Rames ndodhet ende nen frike dhe terror dhe nuk guxon te thote te verteten! Kjo eshte Shqiperia qe nuk duam dhe jo Shqiperia qe duam! Emergjence kombetare çlirimi i politikes nga krimi!”, shkruan Duka.
Dje në mbrëmje Xhisiela Maloku hodhi poshtë të gjitha deklaratat që janë bërë në emër të saj, ndërsa deklaroi se nuk ishte përdhunuar dhe dhunuar nga ish-i dashur i saj, Rexhep Rraja.
(ed.me/BalkanWeb)