KRUJE- Gjykata e Krujës ka lënë në burg djalin e deputetit të PS, Rexhep Rraja i akuzuar për përndjekjen e ish të dashurës së tij, Xhisiela Maloku.

Pas daljes nga gjykata, Rexhep Rraja ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, ku kishte edhe një mesazh për kreun e PD, Lulzim Basha.

Sipas, djalit të deputetit, arrestimi i tij ka ardhur si pasojë e politizimit të çështjes.

“Lulzim Basha ta provojë në votime”,- ka thënë Rraja pas daljes nga gjykata e Krujës.

Rexhep Rraja u arrestua pak ditë më parë pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila ka dhënë ‘Arrest me burg’ në mungesë për të riun e akuzuar për ‘përndjekjen’ e Xhiseila Malokut.

Ndonëse ndaj tij është ngritur vetëm akuza e ‘përndjekjes’, ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se 25-vjecarja ishte dhunuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb