TIRANE– Denoncimi i Xhisiela Malokut, ka përfshirë jo vetëm kronikën, por edhe politikën, pasi ngjarja në fjalë ka prodhuar reagime, akuza mes palëve politike. Kështu pas deklaratës provokative të Rexhep Rrajas për Lulzim Bashën, nga jashtë ambienteve të Gjykatës së Krujës, e cila e la në burg për përndjekje, vjen reagimi i parë nga PD.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ deputeti demokrat Klevis Balliu i ka kthyer një përgjigje Rrajas, pasi ky i fundit tha; ‘Basha do ta shohë në votime’. Balliu e cilësoi deklaratën e 24-vjeçarit një kërcënim, ndërsa shtoi se kurajon Rexhep Rraja e merr nga Rama.
REAGIMI I BALLIUT
EDHE PAS HEKURAVE REXHEP RRAJA KËRCËNON.
Këtë kurajo Rexhepi e merr nga Edvin Kristaq Rama.
Rexhepi tashmë i certifikuar si dhunues dhe përdhunues mund të jetë sot një aset kryesor për Rilindjen në zgjedhje.
Edhe pse me pranga duar Rexhepi kërcënon duke thënë se do të shihemi në votime.
E garantuar është që nëse përfshihet edhe në prostitucion rrezikohet edhe vendi i ndonjë ministri, i cili sot ka si talent thjesht vjedhjen.
Të jesh hajdut në Rilindje nuk do të thotë ndonjë gjë por nëse ke dhe prostitucionin, përdhunimin dhe armët atëherë je absolutisht një aset për këtë bandë në pushtet.
(ed.me/BalkanWeb)