TIRANE- Deputeti i PD, Ervin Salianji, ka publikuar një video në Facebook, ku shfaqet një qytetar i shtrirë në krevatin e spitalit dhe pretendon se është plagosur me armë zjarri ka policia.

Salianji thotë se qytetari është Sidian Tabaku dhe pasi policia e ka plagosur, ka ushtruar dhune fizike ndaj tij, por nuk specifikon arsyet.

Deputeti i PD shprehet se qytetari ndodhet në spital nën masa të rrepta sigurie nga policia e cila po përpiqet të fshehë ngjarjen.

Statusi i plotë:

Mbrëmē policia e shtetit ka gjuajtur me armë dhe ka plagosur qytetarin Sidian Tabaku, pasi e ka plagosur ka ushtruar dhune fizike. I plagosuri ndodhet ne spitan ne shtetrrethim qe policia te fshehë ngjarjen. As familjaret dhe askush nuk lehohet te takoje qytetarin.

Ministria e Brendshme duhet te marre masat per te bere transparence per ngjarjen dhe te kujdeset per shendetin e te demtuarit. Çfaredo lloj dhune dhe kercenimi ti bejnë ky nuk do te jete nje Xhisiela 2!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb