TIRANE – Sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, ishte i ftuar psikiatri Neli Demi, për të bërë një analizë prej specialisti të gjendjes së Xhisiela Malokut në intervistat televizive që kjo e fundit dha mbrëmë.

Sipas psikiatrit, vajza e dhunuar nga djali i deputetit të Partisë Socialiste, nuk është ende në gjendje për të sqaruar publikun në lidhje me atë që ka ndodhur.

Nga denoncimet e bëra nga vetë Xhisiela, sipas Demit është e qartë si drita e diellit se ndaj saj është ushtruar dhunë e vazhdueshme.

Por përgjigjet e vajzës janë dhënë nën një presion të vazhdueshëm nga shumë persona, thotë psikiatri, e për këtë arsye asaj i duhet krijuar një ambient sa më protektiv.

“Vajza nuk është në gjendje t’i shërbejë publikut për këtë fenomen që ka tërhequr publikun pasi barra për të sqaruar këto gjëra nuk i takon asaj. Ajo dhe familja e saj duhet të merret në mbrojtje për të krijuar një ambient që të lehtësojë gjëndjen psikologjike të vajzës.

U bënë shumë analiza për përgjigjet kondradiktore, por nuk është çudi kur je  brenda ciklit të dhunës, se bëhen dhe për të mbrojtur veten pas frikës ekstreme.

Vura re te Xhsiela një presion të jashtëzakonshëm nga gjuha e saj trupore. Thashë që ka nevojë për ekzaminim të hollësishëm, që duhet të ishte një nga hapat e parë për të krijuar ambient të sigurtë për personin.

Nëse këto hapa nuk ndërmerren, nuk shoh ndonjë pritshmëri pozitive lidhur me gjendjen e saj psikologjike”.

Sipas jush ka fshehur dhunën se ndihet e kërcënuar?

“Në rast se marrim të mirëqenë të gjitha denoncimet, është e qartë si drita e diellit se tani ajo është e dhunuar dhe po e fsheh atë dhënë si pasojë e një presioni të vazhdueshëm mbi të, nga disa persona, jo vetëm nga ish-i dashuri i saj.  Bërja publik e këtij rasti jep mundësinë për të ndërhyrë, për të bërë ndryshime, për t’u marrë masa,” tha Demi.

BalkanWeb

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb