25-vjecarja nga Fushë Kruja e cila trazoi opinion publik me historinë e saj, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me mungesën në seancën e masës së sigurisë ndaj ish të dashurit Rexhep Rraja. Përmes një postimi në instastory, edhe pse deklaroi se nuk do të fliste me për këtë cështje, Xhisiela shkruan:

“Në lidhje me mos praninë time sot e masën e arrestit për ish të dashurin tim dua tju sqaroj sepse të pranishëm kanë qenë shumë familjarë të tij dhe prania ime aty do të quhet përsëri kërcënim.” – Ajo thekson edhe një herë se qëndron gjitchkaje ka thënë në media, dhe se do të vijojë të mbështesë, djalin e deputetit të PS.

Xhisiela Instagram
Xhisiela Instagram

Postimi i plotë:

Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe vazhdojnë ta bëjnë. I lutem opinionit gjithë opinionit publik për mesazhet negative dhe fyese të ndalen derisa të zbardhet e vërteta.

Në lidhje me mos praninë time sot e masën e arrestit për ish të dashurin tim dua tju sqaroj sepse të pranishëm kanë qenë shumë familjarë të tij dhe prania ime aty do të quhet përsëri kërcënim.

I qëndroj çdo interviste që kam dhënë dhe Rexhepin do vazhdoj ta mbështes në çdo gjë. Masa e tij e arrestit ishte e qartë që ishte politike, dimë të gjithë mijëra rase ë tilla konfliktesh mes të dashuruarve, por jo të të gjithë janë ‘djali i deputetit’.

Ai është ish i dashuri im, nesër mund të jetë miku im ka mbështetjen time dhe i them që do ia dali derisa e vërteta të zbardhet siç është dhe politika të mos fusë më hundët. Faleminderit të gjithëve’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb