TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka kallëzuar sot në prokurori deputetët e PD-së Edi Paloka dhe Enkelejd Alibeaj. Shkak janë bërë deklaratat e këtyre të fundit sa i takon çështjes se Xhisiela Malokut.
Gazetari Ergys Gjençaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ padinë e Ballë. Në këtë padi thuhet se deputetët e PD kanë shpërndarë fakte të pavërteta për një ngjarje kriminale si ajo e Fushë-Krujës, për të cilën djali i deputeti të PS, Rexhep Rraja është në burg për përndjekje të ish-të dashurës së tij.
Po ashtu më 27 shtator, Balla depozitoi në Prokurori kallëzimin penal për kreun e PD, Lulzim Basha, për veprën penale ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘kallëzim të rremë’. Kallëzimi vjen pas denoncimit të ish oficerit të Krujës Emiljano Nuhu, i cili pretendon se është kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja, në prani të deputetit Taulant Balla.
Gjithashtu Balla ka kallëzuar penalisht edhe ish oficerin Nuhu për ‘kallëzim të rremë’ si dhe gazetarin Basir Çollaku që realizoi intervistën.
(ed.me/BalkanWeb)