TIRANË- Policia ka shoqëruar familjarët e këngëtares së njohur Elvana Gjata. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se familjarët u morën në pyetje në ambientet e policisë.

Dyshohet se këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar ka qenë shkak i sherrit që solli një të vrarë dhe dy të plagosur mbrëmë në Bllok.

Këngëtarja ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, një biznesmen i njohur kur disa persona, miq të Ervis Martinit e kanë ngacmuar duke provokuar sherrin dhe më pas palët kanë nxjerrë armët duke sjellë kasaphanën që ndodhi.

Familjarët kanë dhënë në polici dëshminë, ndërsa burime për “BalkanWeb” pohuan se këngëtarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb