TIRANE- Personat që shihni në foto janë shpallur në kërkim nga policia për ngjarjen e djeshme që ndodhi në Bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Siç raportoi dhe më herët ‘BalkanWeb’ ‘mollë e sherrit’ mes dy grupeve në një lokal në zëmër të Tiranës është bërë këngëtarja e famshme Elvana Gjata.

Personi i dyshuar për vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos thuhet se është truproja i këngëtares Gjata, njëherësh edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake Mevjol Bilo.

Mësohet se Elvana Gjata, i dashuri i saj, Ervin Mata, Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, (Të tre të shpallur në kërkim) kanë qenë të ulur në një tavolinë, ndërsa kanë nisur konfiktin me palën tjetër ku ishte viktima.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb