“Një special duhet të jetë një qitës i shkëlqyer prandaj orët e përgatitjes në këtë drejtim janë të shumta”, kështu përshkruheshin në një reportazh të “Zoom IN” në In TV orët e stërvitjes në poligon të forcave komando pjesë e të cilave ishte edhe Mevjol Bilo.

Reportazhi i xhiruar në maj të vitit 2016 tregon si përgatiten specialet shqiptare, për të përballuar misionet luftarake, stërvitjet dhe rrëfimet e efektivëve të repartit Elitë të Ushtrisë Shqiptare. Një prej rrëfimeve është edhe ai i nën oficerit Mevjol Bilo, i cili tashmë është i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së Fabian Gaxhës si edhe plagosjes së Ervis Martinit dhe Eljon Hate. në këtë dokumentar ai shpjegon llojet e qitjeve dhe i demonstron ato.

Duket se tiparet e një qitësi të mirë: preçizion dhe shpejtësi, Bilo i ka shfaqyr edhe natën e konfliktit në ish-bllok, ku u vra një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Nën oficeri Meviol Bilo është njeri nga 30 themeluesit e Forcave Speciale Shqiptare i cili ka marr pjesë në misione paqëruajtese në Republiken e Chadit në Afrike, Irak e Afganistan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb