Nga: ZONJA KATERINA
2 gota miell
½ gotë kos
1 kokërr vezë
1 lgj vaj ulliri
½ lk sodë
½ lk sheqer
½ lk kripë
Vaj për skuqje

Bashkojmë të gjithë përbërësit në një tas dhe më pas e lemë brumin për disa minuta që të pushojë. Më pas ngrohim vajin, ndajmë brumin e piteve në kulecë dhe çdo kulac e hapim në formë pite me diametër gati sa madhësia e tiganit ku do t’i skuqim. Pasi pitet të jenë gati të skuqura i servirim të ngrohta me djathë të bardhë ose reçel sipas dëshirës.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: