TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili e akuzoi për ngritjen e një shteti privat por edhe për çështjen e Xhisiela Malokut.
Në një postim në “Twitter”, Rama duke iu drejtuar ‘butë-butë’ kryedemokratit i thotë se u kap me presh në dorë por se sërish nuk i rrihet pa sajuar. Ai i thotë rivalit të tij politik të mos shpresojë se do rri mbuluar ajo që dinë të dy.
“E di Artist, keq puna! Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh?E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy?”, shkruan Rama.
Por më pas kreu i qeverisë kujtohet se nuk i kishte thënë të gjitha dhe lëshon një tjetër ‘cicërimë’ në Twitter.
“Ah dhe diçka me rëndësi: Po me vajzën çfarë dreqin ke që s’e le rehat? Ajo peng i krimit? Pengu juaj po, padiskutim! Lëshojeni vajzën e bëhuni njëherë të vetme burra dhe përballuni me shpifjen tuaj! Ik merri kamerat e komisariatit e shikoji bashkë me lehaqeniet e kazanit tënd?”
(m.k/BalkanWeb)