Kur doli përballë Senatit Amerikan, Google pranoi ekzistencën e një projekti sekret të quajtur “Dragonfly” por nuk refuzoi të jepte detaje rreth tij.
Sipas raportimeve Dragonfly është emri i koduar i një motori kërkimi që Google ka zhvilluar për Kinën që nga 2017-ta dhe mund të identifikojë automatikisht uebsajtet e bllokuara nga qeveria dhe ti fshijë nga rezultatet e kërkimit.
Sot shefi ekzekutiv i kompanisë Sundar Pichai konfirmoi ekzistencën e motorit të kërkimit e madje i tha audiencë se puna po shkon mjaft mirë.
Ai mbrojti projektin në fjalë duke thënë se misioni i Google është ti ofrojë kujtdo informacion.
Kina është shtëpia 1/5 së përdoruesve të internetit në mbarë botën.
8 vite më parë kompania u tërhoq nga Kina duke thënë se censura bie ndesh me etikën dhe parimet e Google.
Sipas burimeve të ndryshme motori i kërkimit do të jetë gati brenda 9 muajve të ardhshëm, raporton PCW.
(BalkanWeb)