Këngëtarja Elvana Gjata është bërë e gjallë për herë të parë, pasi u shpall si në kërkim për vrasjen në Bllok bashkë me të dashurin Ervin Mata.

Ndonëse në arrati, Elvana Gjata nuk ndalet me projektet e saj. Ajo ka publikuar klipin e saj më të ri, në bashkëpunim me Poor Bear që mban titullin “Hije”.

Elvana 1
Elvana 1

Kënga është e gjitha në gjuhën angleze dhe me një imazh super të kuruar të këngëtares. Nuk dihet nëse xhirimet për klipin janë bërë tani apo para ngjarjes pasi këngëtarja ka qenë gjithë kohën e angazhuar si në Shqipëri ashtu edhe jashtë.

Nga ana tjetër, kënga është publikuar në kanalin e Poor Bear dhe vetë Elvana nuk i ka bërë asnjë reklamë klipit të ri në Facebook dhe as Instagram, e madje në këtë të fundit ka bllokuar edhe komentet. Ky është hiti i dytë që Elvana bën në bashkëpunim me ndërkombëtarë.

Në konfliktin e 4 tetorit në zonën e Bllokut u vra 28-vjeçari Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Pas ngjarjes u arrestua Geldo Hoti, ndërsa në kërkim janë shpallur i dashuri i Elvanës Ervin Mata, Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, të cilët kanë qenë të ulur në një tavolinë.

Prokuroria ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja vetëm 20 minuta para krimit. Shpallja në kërkim policor e detyron Gjatën që të paraqitet për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, për të dhënë deklarimet e saj për ngjarjen.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb