TIRANE – Kreu i PDIU ishte i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, ku foli për fondet sekrete të ministrisë së jashtme greke për mediat shqiptare.
Ai tha se po përdoreshin metoda të Luftës së Ftohtë për të manipuluar opinionin publik shqiptar në lidhje me çështjen çame.
Idrizi i bëri thirrje Presidentit të Republikës dhe Prokurorisë të mbledhin Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të hetuar mbi këtë.
“ Do doja të theksoja faktin që ajo që ne kishim paralajmëruar doli e vërtetë. Kjo rrodhi nga shtypi grek që nga fondet sekrete të ministrisë së jashtme janë dhënë në portalet e mediat shqiptare për të manipuluar opinionin publik shqiptar në lidhje me çështjen çame.
Ne kemi investim direkt të Prokurorisë së Athinës për nxjerrje të sekretit shtetëror por jo për fondet. Kjo është e rëndë se cënon integritetin shqiptar, duhen hetime direkt nga Shqipëria. Një pjesë e mediave dhe analistëve janë përdorur për influencën greke në Shqipëri. Xhest i rëndë, delikat për marrëdhënien mes dy vendeve. I kemi bërë thirrje Presidentit të mbledhë organet ligjzbatuese të Shqipërisë, SHIK-un, prokurorinë, policinë e Shtetit. Të dalin në dritë kush janë ato portale e gazetarë, e mbi të gjitha qëllimi për të cilin e kanë bërë,” u shpreh ai.
Sa serioz mendoni se është impakti? Supozojmë se lëvizin para që prekin median, sa mund të ketë ndikuar një sasi e tillë parash në Shqipëri?
“Nga të dhënat vetëm në tetor janë dhënë mbi 1mln euro, shumë goxha e madhe, imagjinojeni në vite. Asnjë në Shqipëri mos të bëjë sikur nuk e kupton, se e dimë që një pjesë e mediave mendonte të stigmatizonte shqiptarët e Camërisë. Ne jemi në disa momente me Greqinë: shtet në luftë me Greqinë, s’është hequr ligji i luftës. Kam folur këtu edhe për çështjen e toponimeve. Kemi bërë betejë të madhe për censusin. Kemi folur për marrëveshjen e ujërave ndërkohë që ministri jonë i jashtëm heshtte. Sot Presidenti deklarohet se nuk do bëhet kjo marrëveshje pa u bërë funksionale Gjyakta Kushtetuese. Kjo quhet në kufijtë e tradhtisë.
Narrëveshja Shqipëri-Greqi po prek sovranitetin e vendit. Kjo është si tip Lufte e Ftohtë, por nuk ndodh në asnjë vend që vendet i përgjigjen njëri-tjterit me këto metoda. Jemi në një vend në BE që është kandidat për BE. Ne si PDIU do i drejtohemi Prokurorisë dhe Presidentit të thërrasin Këshillin e Sigurisë Kombëtare,” tha Idrizi.
(BalkanWeb)