TIRANE – Një seancë maratonë që ka zgjatur 10 orë, e shoqëruar me kundërshti nga ana e avokatëve. 24 nga 34 të pandehurit e çështjes “Avdylaj” kanë mbetur në arrest me burg, mes tyre Arben Cuko dhe Arben Ndoka.

“Gjykatësi Bibë Ndrecaj i ka kërkuar falje motrës së Ndokës, Mimoza duke i thënë se nuk kishte dijeni se kishte një fëmijë disa-muajsh që e ushqente me gji, raporton gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb

Maksim Haxhia tha se Gjykata nuk ka bërë asjgë më shumë se noterinë e Prokurorisë. Ka patur shkëputje të seancës në mënyrë që Mimoza Ndoka të ushqente fëmijën.

As në kohën e komunizmit nuk ka ndodhur që të arrestojnë një nënë me foshnje për falsifikim dokumentash, tha Maksim Haxhia.

“Aty janë futur 44 veta në sallë dhe imagjinoni si shkoi procesi. Ajo që ishte më qesharakja na bëjnë ne me dije se është i montuar nga organi i prokurorisë. Gjyqtari i cështjes tha që nuk e dija që Mimoza Ndoka ishte me fëmijë të vogël. Akuzat janë skandaloze,lidhen persona që s’kanë lidhje me njëri-tjetrin. Dosja nuk është studiuar. Ka 13 fashikuj, s’mund të merret vendimi për 1 ditë. Unë isha avoakti i dy ish-deputetëve socialistë. Janë montuar fakte që s’kanë të bëjnë me të vërtetën dhe përgjimet. Po ta shikoni dhe vetë procesin që është i montuar nga organi i prokurorisë.  Po të shihnin bisedat telefonike, Cuko ka thënë që i dënuari nuk do lëvizë sepse mund të bëhen pisllëqe,” tha Haxhia.

Prokuroria foli për zyrtarë të lartë të Shtetit që janë përgjuar, a ka njerëz të politikës të përgjuar?

“Jemi larg kësaj situate. Në 13 dosjet e cështjes nuk ka absolutisht asnjeri. Nëse ka të fshehura nuk e di,” u shpreh Haxhia.

(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb