“CGC, Combined Group Contracting” është kompania që do të kryejë punimet për Bypass-in e Fierit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, njoftoi sot se pas përmbylljes së procedurave konkuruese të përzgjedhjes së kompanive kontraktore që do kryejnë punimet e dhe dorëzimit të garancisë financiare, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka firmosur kontratën me kompaninë fituese “CGC, Combined Group Contracting”. Kontrata ka vlerën e financimit 37,944,221 Euro për përfundimin e kësaj vepre.
“Nga dita e sotme kompania kontraktore fillon punën në terren duke ringritur kantierin me objektivin për të bërë të kalueshëm bypass-in e Fierit në sezonin e ardhshëm turistik.
Ndërkaq, në ditët e ardhshme do të kryhet dhe firmosja e kontratës me kompaninë fituese të Bypass-it të Vlorës për të mundësuar edhe aty fillimin e punës.”- thuhet në njoftimin shpërndarë mediave