Vrasjen që tronditi Shkodrën paraditen e sotme ku një persona mbeti i vrarë pas një breshërie plumbash në kokë teksa pinte kafe, e ka komentuar edhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në një postim në story të Instagram, Shkëlzen Berisha, shkruan me ironi se tani e kuptoi urdhrin e zv/ministrit të ri të Brendshëm për ta pirë kafen në zyrë.
“Pas bresherive te plumbave ne Shkoder kuptova urdherin e zv/min pse kafja duhet pire ne zyre dhe jo ne pazar,” shkruan ai.
Kujtojmë se zv/ministri i Brendshëm Sandër Lleshi si urdhër të parë ndaj administratës ka dhënë ndalimin e pirjes së kafes në orarin zyrtar të punës
(e.f/BalkanWeb)