Ish-mesfushori i Kombëtares, Klodian Duro, është i ftuar në emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në televizionin “News 24” ku shprehet:
Shorti i Kombëtares? Mendoj që është një grup i fortë. Ashtu siç është i fortë, edhe mundësitë janë reale për t’u kualifikuar.
Derbi? Vetë fjala derbi, është ndeshje e luftuar me tension. Tiranës i është kthyer në një barrierë të pakalueshme derbi. Duhet të jenë me të qetë më të lirshëm. Nuk është se po luajnë në Kupat e Europës, me ndonjë ekip të madh. Përballë Partizanin kanë. Tirana duhet të jetë më e qetë dhe më konkrete në fushën e lojë.
Ka luajtur shumë derbe më përpara dhe nuk është kaq e pakalueshme kjo pengesë. Është e vetmja ndeshje që nuk ka nevojë për komente. Një stadium i tejmbushur. Vëmendja e mediave maksimale. Është fusha ajo që tregon diferencat e ekipet. Në lojë pamë gjithçka. U zhvillua një lojë që ja vlente për vetë fjalën derbi.
Kam pasur një takim me Olsi Ramën përpara se Gega të ishte trajner i Partizanit. E di shumë mirë se çfarë kërkon Partizani. Po i merr maksimumin këtij grupi. Për të nisur një projekt dhe për të marr rezultatet puna duhet nisur shumë herët. Të gjithë ekipet e dinë mënyrën e lojës së Partizanin. Në një kampionat me 10 ekipe, të gjithë ekipet e njohin njëri-tjetrin, në çdo aspekt. Për të qenë i suksesshëm duhet të jesh me këmbë në tokë dhe në top formë. Partizani ka arritur ta verë punën përpara. Do të jetë deri në fund një nga ekipet që do të synojë ta fitoj titullin. Pika kulminante e ndeshjes ishte kalimi në avantazh i Tiranës. Partizani theu tabunë e kthimit të rezultatit.
Më bëri përshtypje zëvendësimi i Karabecit në derbi. Të ndërrohet kapiteni kur t’i je në avantazh prish ekuilibrat në ekip. Ka një lëvizje psikologjike në ato minuta. Karabeci është një nga lojtarët me kohën me të gjatë te Tirana. I njeh më mirë se të gjithë ndeshjet derbi. Do më vinte mirë, në qoftë se Tirana e fitonte ndeshjen. Fitorja e Tiranës i bënte mirë jo vetëm Tiranës, por edhe kampionatit shqiptar.
Humbja e Skënderbeut? Nuk është çudi që dhe ekipet e vogla të fitojnë. Humbja e Skënderbeut bëjnë lajm. Skënderbeu ka luajtur mirë, ka arritur të bëjë rezultate dhe të gjendet aty ku është. U zhvillua një ndeshje e bukur. Pati gjithçka brenda. Niveli ishte i lartë. 2 ekipe me synime të njëjta. Fitoi Teuta sepse ajo shënoi gol. Pavarësisht se rrezikoi shumë në pjesën e dytë, fitorja i jep të drejt dhe i jep një moral akoma më të madh për ecurinë e kampionatit.
Teuta është bërë një kundërshtar i rrezikshëm për ekipet e Superiores. Pari dhe 2-3 momente të diskutueshme, por mbi të gjitha Teuta u mbroj mirë. Pati një Osmani që e njihte shumë mirë lojën e Skënderbeut. Osmani duke u bërë xheloz nga pritjet e Hidit, rastin e rrezikshëm të Skënderbeut e priti me dorë, pavarësisht se ishte janë zonës.