NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
300 gr perime miks, 2 kokrra patate, 1 kokërr qepë, ½ presh, 2 lgj gjalpë, 2-3 feta xhinxhër, 1 litër e gjysëm lëng mishi, Kripë, piper, Lëng limoni.
Përgatitja
Fillimisht kaurdisim në një tenxhere me 2 lugë gjalpë qepën me pataten dhe preshin. Pasi qepa të jetë kaurdisur shumë mirë shtojmë lëngun e mishit dhe sapo të marrë valë shtojmë perimet e gatshme miks. Në 10 minutëshin e fundit të zierjes së supës shtojmë xhinxhërën, e rregullojmë shijen me kripë, piper dhe lëng limoni dhe më pas e servirim të ngrohtë duke e spërkatur me pak piper të zi dhe lëng limoni.