SARANDË
Një polic grek është arrestuar nga policia e Sarandës me armë zjarri teksa shoqëronte deputetin e shtetit fqinj, Vasili Jojaka, drejt fshatit Bularat,
Policia njofton se shtetasi me iniciale M.G, 35 vjeç, me detyrë punonjës policie në Igumenicë, u arrestua rreth orës 09.45, në aksin rrugor “Sarandë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ndërsa ai ishte duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër.
35-vjeçari është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.
Njoftimi i policisë
Policia arreston në flagrancë një shtetas grek me detyrë punonjës policie.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– M. G, 35 vjeç, banues në Gumenicë, Greqi (me detyrë punonjës policie në Igumenicë, Greqi).
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 08.12.2018, rreth orës 09.45, në aksin rrugor “Sarandë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ky shtetas duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
(BalkanWeb)