“Lufta” e studentëve për të drejtat e tyre nuk ka qenë vetëm në shesh, me deklaratat e thirrjet e tyre por edhe nëpërmjet parullave e pankartave të shumta, disa në formën e memeve. Pikërisht këto parulla po bëjnë xhiron e rrjetit në rrjetet sociale.

Disa prej tyre, tallen me mesataren, me faktin që janë quajtur ngelësa. Nuk mungon një foto e një studenteje që ndërsa proteston mban në çadër për të mos u lagur nga shiu edhe një polic.

“Kur i ke studentët në shesh, nga cila anë do flesh?”; “Nuk është shi, janë lotët e mi”, mbi foton e ministres Nikolla; apo “Pedagogë të korruptuar jeni murtaja e shoqërisë” janë disa prej parullave. “BalkanWeb” sjell disa prej fotove pikane të protestës në vëmendjen tuaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo është e treta ditë që studentët protestojnë para Ministrisë së Arsimit. Sot Lindita Nikolla doli për të biseduar me ta por u prit me thirrjet “turp” dhe vuvuzela dhe u kthye brenda Ministrisë.
Studentët kanë parashtruar disa kërkesa për qeverinë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb