TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përzgjedhur si një nga liderët politikë më të pashëm në botë. Në një klasifikimin të bërë nga Hottest Heads of State, kryeministri shqiptar renditet në vendin e 22, tetë pozicione më larg se Presidenti i SHBA Barack Obama, por duke lënë pas me 10 pozicione Presidentin rus Vladimir Putin.
Gjithashtu edhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani gjendet në këtë listë, duke zënë vendin e e 112-të, shkruan “ATA”.
Kryeministri Rama ka mposhtur të gjithë konkurentët e tij në rajon, ku në rivalin e tij më të madh homologun malazez Milo Gjukanoviç, e ka lënë pas me 18 pozicione. Ndërsa kryeministrat e Kosovës Isa Mustafa dhe i Serbisë Aleksandar Vuçiç nuk janë përfshirë fare në klasifikim.
Po ashtu as Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga nuk gjendet fare në këtë listë prej 197 liderësh botërorë. Ndërkohë Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq është renditur në vendin e nëntë.
Në vendin e parë të udhëheqësve me të pashëm është Jigme Khesar Namgyel Wangchuck, mbret i Butanit. Ai pasohet nga presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto dhe mbret spanjoll Felipe VI.
Linku ku mund të shihni 197 liderët më të pashëm në botë: http://hottestheadsofstate.com/list/
(b.e/BalkanWeb)