Një listë me mësuesit më të mirë në botë po qarkullon në internet, ku në mesin e tyre renditet edhe një shqiptare. Lista është publikuar nga ‘Global teacher Prize 2019’ , dhe  në mesin e tyre figuron edhe Liljana Luani.

Liljana Luani është shkodrania që ka punuar për 38 vite në arsim dhe më herët është shpallur ‘Mësuesja e Vitit’.  Ajo është një mësuese që i ka dedikuar punën e saj arsimimit të fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja, dhe është fituesja e Çmimit Kombëtare “Mësuesja e Vitit 2018” në Shqipëri,

Finalistë janë 50 mësuesë, të cilët garojnë jo vetëm për çmimin po dhe për vlerën monetare prej 1 milionë dollarësh.

Mësuesit finalist në “Global teacher prize”, përzgjidhen nga të katër anët e botës, duke nisur nga ata që japin mësim në fshatra të largëta malore po në qytet e deri tek mësuesit në rajonet më të varfra dhe të dhunshme të botës.

Capture

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: