TIRANE
Ditën e djeshme, studentët kanë bërë thirrje sërish që të bojkotojnë mësimin dhe t’i drejtohen kryeministrisë për të vazhduar protestën e tyre.
Kjo duket më së miri në pamjet e siguruara nga gazetari Erjon Skëndaj për BalkanWeb ku studentët i ka vënë shiritin Fakultetit të Drejtësisë për të ndaluar hyrjen në mësim.
Studentët e universiteteve publike në vend kanë paralajmëruar sot një protestë masive përpara Kryeministrisë.
Ashtu sikur edhe dje, ata i bënë thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të pranishëm në këtë protestë paqësore.
Pavarësisht thirrjeve, studentët kanë nënvizuar faktin se kauza e tyre nuk është politike, ndërsa shtojnë se do vazhdojnë protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave pa dialog.
(e.f/BalkanWeb)