SARANDE

Jo vetëm për stinën e verës, por edhe të dimrit, bregdeti i Sarandës ngelet atraktiv për turistët. Qyteti bregdetar është vizituar nga një ndër jahtet të cilësuara si më të bukurit dhe më të mëdhenjtë në botë, “Black Pearl” (Perla e Zezë).

‘BalkanWeb’ mëson se jahti 106 m i gjatë dhe me flamur islandez ka ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Sarandës, ndërsa vinte nga Qipro për turizëm si dhe për furnizim me karburant. Gazetarja Shpresa Dine ka siguruar për ‘BalkanWeb’ video ku shihet jahti.

Jahti më i madh në botë
Mjeti i lundrimit, është prodhuar në vitin 2016 për biznesmenin rus Oleg Burlakov dhe për herë të parë doli në det në Roterdam të Holandës. Shifra e përllogaritur për ndërtimin e këtij mjeti kap vlerën e 200 milionë dollarëve. Projekti është dizajnuar nga dyshja ‘Alfa Nero’ dhe ‘Seven Seas’, ndërsa jahti ka 6 kabina.

  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: