TIRANE

Është mbyllur protesta edhe për sot, ndërsa studentët paralajmërojnë se do ta vazhdojnë sërish nesër në orën 11. Kujtojmë se në ditën e tretë të protestës për këtë vit, studentët u përplasen me rojet e Universitetit Politeknik të Tiranës, e cila u shua me ndërhyrjen e policisë.

11:10-Është tensionuar protesta e studentëve në ditën e tretë për këtë vit. Gazetari Klajdi Bodlli raporton për ‘Balkanweb’ se studentët kanë tentuar të nxjerrin  jashtë universiteteve bankat dhe karriget, por kanë hasur me rezistencën e rojeve private, të cilët menjëherë më pas kanë njoftuar policinë.’

“Studentët na thanë se kishin hyrë në universitetet për të nxjerrë bankat dhe karriget, por kanë hasur me rezistencën e rojeve private. Rojet kanë lajmëruar policinë me pretendimin se studentët i kanë dhunuar.  Në universitetin Politeknik të Tiranës ka patur përplasje verbale mes studentëve dhe rojeve të sigurisë.

Ata akuzojnë dekanin e universitetit që frymëzoi përplasjen  e tyre me rojet. Duhet të presin se çfarë duhet të ndodhë nga momenti në moment. Nuk dihet vetëm nëse do bëhet një bojkot apo bashkë me bojkotin do t’i bashkohen protestës para kryeministrisë. Studentët po diskutojnë me njëri tjetrin me konsensus nëse do t’i bashkohen protestës”, u shpreh Klajdi Bodlli.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

10:02-Ashtu siç kishin paralajmëruar, studentët do të protestojnë edhe përgjatë ditës së sotme, duke mos hequr dorë nga kauza e tyre për plotësimin e 9 kërkesave.

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ detaje nga skenari që do të ndjekin sot studentët e universiteteve publike në vend. Mësohet se mbledhja e tyre është bërë si fillim nëpër fakultete dhe më pas ata do të marshojnë drejt disa pikave lidhëse të kryeqytetit, për t’u bashkuar me kolegët e tyre.

76ac64f3 4b95 473c 90c1 F77c0eccd986
76ac64f3 4b95 473c 90c1 F77c0eccd986

Edhe ditën e sotme të rinjtë do të stacionohen para Kryeministrisë, atje ku protestojnë prej disa ditësh, ndërsa janë në pritje të plotësimit të kërkesave të tyre. Pavarësisht temperaturave të ulëta deri nën zero, studentët duken të vendosur në kauzën e tyre, për plotësimin e kërkesave, që nga ulja e tarifave, deri tek pezullimi i ligjit të Arsimit të Lartë.
(ed.me/j.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: