ELBASAN
Një grua solli ne jetë një djalë në qendrën shëndetësore në Labinot Katund të Elbasanit.
Gazetari Fatmir Popja për ‘BalkanWeb” bën me dije se gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, solli në jetë fëmijën e saj në qendrën shëndetësore për shkak se rruga ishte e pakalueshueshme nga dëbora.
Rruga kishte vështirësi dhe rrezik nga akulli.
Por pavarësisht situatës, mësohet se gruaja dhe fëmija e saj gëzojnë që të dy shëndet të mirë.
BalkanWeb