GJIROKASTER
Gjendje emergjente në qarkun e Gjirokastrës. Kështu, për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të dëborës, qarkullimi i mjeteve është vështirësuar.
Ndaj, duke marrë shkas nga kjo situatë, prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj ka deklaruar se po punohet për pastrimin e rrugëve nga bora.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se Aliaj ka kërkuar që të ndalohet qarkullimi i mjeteve në akset nacionale, për të parandaluar kështu çdo rrezik të mundshëm për aksidente.
(ed.me/BalkanWeb)