Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i ARRSH-së, Afrim Qendro, Drejtorin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile, Haki Çako dhe Prefektin e Elbasanit inspektuan nga afër situatën në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë.
Balla ka mbledhur kështu shtabin e emergjencës në Qafë Thanë, aty ku dhe intensiteti i reshjeve të dëborës është më i lartë.
“Jemi këtu në Qafë Thanë ku është edhe niveli me i lartë i reshjeve të dëborës. Në aksin rrugor nga Elbasani deri në Qafë Thanë e më pas në Kapshticë vazhdon të ketë reshje me intensitet të lartë. Po punohet për mbajtjen hapur të rrugëve”, deklaron Balla.
(BalkanWeb)