Futbolli shqiptar ka humbur sot një personalitet të shquar. Në moshën 78-vjeçare është ndarë nga jeta ish-portieri i Kombëtares së Shqipërisë dhe njëherësh i Partizanit, Mikel Janku.

Mikel Janku i cili në karrierën e tij ka punuar edhe si gazetar sportiv,  ka lindur në Tiranë më 25 tetor 1941, raporton BalkanWeb.

Ai ka mbrojtur portën e skuadrës së Partizanit dhe të Kombëtares së Shqipërisë në periudhën 1962-1969 dhe 1964-1967. Homazhet në nder të tij do të behën tek ish-Internacional, pas Lidhjes së Shkrimtarëve duke filluar nga sot deri nesër në 11.00. Ish-portieri i Kombëtares dhe i skuadrës së Partizanit edhe pse kreu një ndërhyrje para dy muajsh, gjendja e tij nuk u përmirësua pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: