Opozita: Të diskutohen dekretet. Balla: Kërkoni mocion

TIRANE

Maxhoranca ka votuar dekretet e Presidentit të Republikës për shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj. Janë 7 ministra dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe që kanë marrë votëbesimin. Ndërkohë që posti i ministrit të Jashtëm mbetet bosh deri në vendimin e Presidentit Meta.

LISTA ME NDRYSHIMET:
Ikën Mirela Kumbaro, vjen Elva Margariti
Ikën Arben Ahmetaj, vjen Anila Denaj
Ikën Damian Gjiknuri, vjen Belinda Balluku
Ikën Lindita Nikolla, vjen Besa Shahini
Ikën Sonila Qato, vjen  Eduard Shalsi
Ikën Niko Peleshi, vjen Bledi Çuçi
Ikën Senida Mesi, vjen Erion Braçe
Elisa Spiropali emërohet ministre për marrëdhëniet me Kuvendin

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Seanca plenare për shqyrtimin e dekreteve të Presidentit për shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj ka nisur me debate. Opozita ka kërkuar kohë për të diskutuar për këto dekrete, ndërsa maxhoranca ka deklaruar se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk e përcakton Kushtetuta, duke kërkuar respektimin e rendit të ditës ku është vetëm votimi i dekreteve të Presidentit.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi iu ka dhënë fjalën kryetarëve të grupeve parlamentare PD dhe LSI për mënyrën e votimit por është përballur me kërkesën pë diskutime nga opozita.

Edmond Spaho: Nuk kemi bërë kërkesë për mënyrën e votimit por që shqyrtimi i dekreteve të Presidentit për ministrat të bëhet me debat. Kemi depozituar emrat për diskutime.

Petrit Vasili: Po prisnim të njoftonit listën e diskutantëve sipas rregullores. Në përmbushje dhe të procedurave kërkoj dhe dua të di arsyet se përse nuk u njoftua nga ana juaj në përputhje me rregulloren për këtë pikë.

Taulant Balla: Në procedurë 27 vite parlamentare kur dikush ngre një shqetësim për procedurë, procedura ka një diskutim pro dhe një diskutim kundër.
Që kur çohemi këtu në emër të rregullores duhet që dikush të citojë një nen të rregullores. Thoni nenin e rregullores. Ne shkollëpakët, ti shkollëshumi…Ta mbarojmë ne shkollëpakët.

Ka nen për emërim shkarkim të qeverisë kur bëhet për mocion mosbesimi. Jeni njoftuar dhe keni qenë dhe dje për urdhrin e thirrjes së seancës dhe keni pasur mundësi. Kjo nuk është seancë e jashtëzakonshme është sesion i jashtëzakonshëm. Kryeministri i është drejtuar Kuvendit. Në bazë të këtij sesioni të jashtëzakonshëm ku kryeministri ka kërkuar votimin e dekreteve, autoriteti i vetëm, kryetari i Kuvendit ka thirrur seancën me këtë rend dite, votim i dekreteve. Debat kur të doni si ta doni, bëni kërkesë me mocion me debat për qeverinë ose po të doni kërkoni mocion mosbesimi për qeverinë, por ne kohë për të humbur me ju me llogje pazari sa herë t’iu teket ju nuk ua japim dot.

(d.d/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb