Numri dy i qeverisë kroate përfshihet në një skandal seksual, sipas mediave vendase. Bëhet fjalë për zvendës kryeministrin, njëherësh ministër i Bujqësisë në Kraci, Tomislav Tolušić.
24 SAT ka publikuar disa fotografi që e tregojnë të ulur në një kolltuk, ndërsa në prehër mban një femër gati të zhveshur. Sipas medias krate, Tomislav Tolušić ndodhet nën shoqërinë e një prostitute dhe është duke konsumuar kokainë. Në shkrim thuhet gjitashtu se Tomislav Tolušić është kapur mat në Beograd.
Por, lajmin me titullin: “Prostituta dhe kokainë për Tomislav Tolušić” dhe fotot e publikuara i ka cilësuar si të rreme e përjavshmja politike “Nacional”, e cila shkruan se gjithçka bëhet për të sulmuar qeverinë.
Sakaq për rastin ka reaguar edhe kryeministri kroat Andrej Plenković, që e quajti rastin e numrit dy të kabinetit të tij si një përpjekje të turpshme për të destabilizuar qeverinë.
(m.a/BalkanWeb)