Autoritetet shqiptare do t’i dërgojnë sot homologëve në Shkup pamjet e arratisjes së Nikola Gruevskit nga territori shqiptar. Ish kryeministri maqedonas kaloi përmes Shqipërisë drejt Malit të Zi me destinacion përfundimtar Hungarinë, ku i është pranuar kërkesa për azil politik.
Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë në pikat kufitare dhe në to duket momenti kur Gruevski hyn në makinë dhe kalon kufirin mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Gruevski është dënuar nga gjykata në Shkup me 2 vite burg për korrupsion.
(BalkanWeb)