IZRAEL
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu ka refuzuar hyrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë në Hebron, ku kanë qenë të vendosur me mision që nga tensionet izraelito-palestineze në vitet 1990.
“Ne nuk do të lejojmë një forcë ndërkombëtare të veprojë kundër nesh”, u shpreh Netanyahu. Me të paktën 64 anëtarëve, Prania Ndërkombëtare e Përkohshme në Hebron ka analizuar kushtet në të cilat palestinezët jetojnë që nga viti 1994, kur 29 palestinezë u vranë në shpellën e masakrës së Patriarkëve. Stafi i saj raportonte për incidentet dhe konfliket, por nuk ndërhynte.
Qyteti i Hebronit në Bregun Perëndimor ka një shumicë palestineze, por është pjesërisht i kontrolluar nga ushtria izraelite. Ka pasur një presion në rritje nga politikanët dhe kolonët e krahut të djathtë për të hedhur poshtë vëzhguesit ndërkombëtarë nga zona. Ministri i Sigurisë Publike Gilad Erdan akuzoi IPNJ për ndërhyrjen në punën e IDF dhe krijimin e fërkimeve me kolonët, sipas Jerusalem Post.
Prania e vëzhgueve me staf dhe financim nga Italia, Norvegjia, Suedia, Zvicra dhe Turqia dhe bazohet në një marrëveshje dypalëshe midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, i rinovuar dy herë në vit.
(BalkanWeb)