Ndonëse e shkarkuar si ministre, Lindita Nikolla nuk nguron të quhet socialiste. Larg të qënit militante, e ftuar në studion e emisionit “A Show” në News 24 me Adi Krastën, ajo tregoi se si bëri karrierë brenda PS.
Nikolla: Unë jam socialiste, partiake dhe karriera ime…
Krasta: Je militante?
Nikolla: Jam socialiste, nuk di të them militante se nuk e mas këtë. Besoj në vlerat e socializmit dhe të socialistëve dhe e kam nisur rrugëtimin tim në politikë nga një këshilltare në minibashki, atëherë nuk isha anëtare partie. Madje Partia Socialiste më propozoi edhe postin e kryetares në 2003, unë refuzova se nuk e ndjeva veten gati që nga drejtoreshë gjimnazi të kaloja në politikë. Kam shërbyer si këshilltare më pas e kam nisur si anëtare partie deri në Kryesinë e PS.
(m.a/BalkanWeb)