TIRANE
Pas takimit që zhvilloi me kreun e PD, Lulzim Basha në selinë e PD, ambasadorja gjermane Susanne Schütz, ka nisur një takim me kryetaren e LSI-se, Monika Kryemadhi.
Mësohet se takimi po zhvillohet në selinë e LSI dhe vjen pas vendimit për djegien e mandateve nga opozita.
Kujtojmë se opozita vendosi unanimisht të djegë mandatet parlamentare, ndërsa këtij vendimi iu bashkuan edhe aleatët duke përfshirë edhe LSI.
Kujtojmë se opozita vendosi unanimisht të djegë mandatet parlamentare, ndërsa këtij vendimi iu bashkuan edhe aleatët duke përfshirë edhe LSI.
Sot në orën 17:00 PD ka thirrur Këshillin Kombëtar, i cili do të jetë organi përfundimtar që do të vendosë për lënien ose jo të mandateve.
(d.d/BalkanWeb)