TIRANË

“Me vullnet të lirë deklaroj: Unë, Lulzim Basha, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, duke vlerësuar si të pamundur vijimin e punës në Kuvendin e Shqipërisë, në mbështetje të shkronjës ‘b’, pika 2, e nenit 71 të Kushtetutës, jap dorëheqjen e parevokueshme nga mandati si deputet në Kuvendin e Shqipërisë”.

Kjo është deklarata e dorëheqjes që ka firmosur kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme, pasi Këshilli Kombëtar i PD vendosi unanimisht për djegien e mandateve.

Me dorëheqjen nga mandati i deputetit, Kryetari Basha fton qytetarët në protestë nesër në orën 10.00, para Parlamentit.

“Nuk ka kthim pas! Nesër së bashku si qytetarë të lirë para Parlamentit, ora 10.00”, shkruan kreu i PD.

  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb