TIRANE
Banorët e Unazës së Re në kryeqytet janë nisur në këmbë drejt Parlamentit ku pritet t’i bashkohen protestës së opozitës. Prej mëse tre muajsh ata janë ngritur në protestë pasi kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre të cilat preken nga projekti i unazës së madhe.
Me pankarta në duar thirrjet ku kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama, ata kanë nisur marshimin marshimin drejt Parlamentit, ndërsa mes tyre është edhe deputeti i PD, Klevis Balliu .
(BalkanWeb)