LUSHNJE
Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimin publik ‘Bashkia që duam’ në qytetin e Lushnjës. Gjatë fjalës së tij kryeministri nuk nguroi të thumbojë edhe opozitën si dhe refuzimin e deputetit të PD Myslym Murrizi për të dorëzuar mandatin e deputetit.
Rama tha se nga opozita vetëm deputeti i Lushnjës nga radhët e PD Myslim Murrizi doli me dy pare mend në kokë. Sipas Ramës opozita u nis për revolucion ndaj tij, por u rrëzua vetëm Myslim Murrizi, i cili u përjashtua nga PD sepse nuk dorëzoi Ramës.
“Ne nuk jemi të përsosur dhe asnjë qeveri nuk është e pa gabueshme. Qeveria jonë ka bërë gabime, por ne kemi ditur të reflektojmë dhe të reagojmë. Transformimi flet vetë në Lushnjë dhe në Divjakë edhe pse hallet nuk kanë të sosur. I vetmi me dy pare mend na doli Myslym Murrizi në Lushnjë. Do doja ta thoja unë atë shprehjen e Murrizit që u nisën të rrëzojnë Ramën dhe më rrëzuan mua. Ky ishte revolucioni për të rrëzuar Myslym Murrizin. Kjo që jemi sot, jemi ne. Ata që ishin dje, janë ata. Kush do e bëjë më mirë? Ne që sollëm deri këtu? Apo ata që e lanë dje?”- tha Rama.
(BalkanWeb)