Keni menduar të studioni ndonjëherë në Francë? Kjo është e mundur, por sigurisht që këto bursa kanë një kosto.

Me anë të një njoftimi të publikuar nga Universiteti i Tiranës thuhet se Ambasada franceze fton të gjithë studentët që kanë dëshirë të aplikojnë në programin e bursave shtetërore për master dhe doktoraturë për vitin e ri akademik, 2019-2020.

  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi zyrtar i Universitetit të Tiranës
Sigurisht që këto bursa kanë një kosto. Bursat për master varjojnë në 700 euro në muaj dhe përfshin pagesën mujore, sigurimet shoqërore dhe asistencën për të kërkuar strehim.

Ndërsa bursat për doktoraturë 1060 euro dhe përfshin ndjekje 15 muaj të shpërndara në 3 vite akademike, sigurimet shoqërore dhe pagesën mujore.

Mirëpo jo çdo degë përfshihet në këto bursa që do të merren. Ambasada franceze thekson se prioritet do të kënë të rinjtë që janë të arsimuar në fusha që kanë të bëjnë më klimën, biodiversitetin, mjeksinë, energjinë dhe migracionin.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: