Projekti miliarda euro i PSG për të “pushtuar” europën u trondit sërish, këtë herë në mënyrë me befasuese, në një kohë kur Man.United arriti ti përmbys avantazhin e pastër 2-0 që kishin fituar në “Old Traford”. Champions League vijon të jetë një mallkim për PSG pavarësisht investimeve të pakufishme që ka bërë presidenti i klubit sheiku Al Khelaifi.
Zhgënjimi pas këtij eliminimi është i madh, fakt të cilin e pranon edhe Kylian Mbappe: “Jemi tronditur, nuk kam fjalë, nuk kam fjetur natën”. Pavarësisht këtij dështimi, Mbappe i premton besnikëri PSG: “Edhe vitin e ardhshëm do të luaj këtu, vijoj të besoj ende tek ky projekt”, u shpreh kampionati Botës. Ashtu si Mbappe edhe drejtuesit e klubit besojnë se mund të fitojnë Champions League, për t’ia arritur këtij qëllimi pritet të jenë sërish aktiv në merkato.
Së fundmi në shënjestrën e tyre ka përfunduar Philippe Coutinho. Braziliani ka një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023 por aventura e tij në katalunjë ka qenë një dështim total, çka ka bërë që Coutinho të mos jetë titullarë fiks në sytë e trajnerit Valverde. Ish sulmuesi i Liverpool pëlqehet shumë edhe nga Man.United.
(BalkanWeb)