Tarifa prej 480 lek/ton për dherat që ndërtuesit detyrohen të shkarkojnë në landfillin e Sharrës në favor të koncensionarit ‘Integrated Energy BV’ është një tarifë e pakonsultuar me shoqatën e ndërtuesve dhe që shumë shpejt do të kthehet në boomerang. Kështu shprehet ndërtuesi Avenir Kika, i cili shton se industria e ndërtimit është një nga aktivitetet me më shumë të punësuar dhe që rrit të ardhurat në buxhet.
“Shoqata e ndërtuesve asnjëherë nuk ka qënë pengesë që në Shqipëri të rriten të ardhurat e buxhetit, të rritet punësimi por gjithmonë ajo kur është pyetur ka dhënë kontributin më të mirë. Me gjithë masat e fundit që janë marrë shoqata nuk është pyetur deri në ligjet e fundit ka një shkëputje midis pushtetit qëndror dhe shoqatës. Një moskomunikim i cili duhet të rivendoset dhe të ketë dialog.” -shprehet Kika
Zgjidhjen e kësaj situate që detyron ndërtuesit të paguajnë tarifën prej 480 lek/ ton për dherat që shkarkojnë në landfillin e Sharrës, ndërtuesi Avenir Kika e sheh tek ligji për hartimin e të cilit duhet të punojnë pushteti vendor dhe ai qëndror në konsulencë me vetë ndërtuesit. Ndaj ai kërkon një tryezë ku të jenë së bashku bashkia,ministria e mjedisit dhe shoqata e ndërtuesve.
“Jam personalisht i mendimit që ky element nuk është i rregulluar me ligj dhe as me vendime qeverie dhe as me vkm të këshillit bashkiak dhe të gjitha këto duhet një ri rregullim ligjorë në të cilën duhet të jenë tre aktorë kryesorë ministria e mjedisit, shoqata e ndërtuesve dhe Bashkia ku aktorët tre palësh duhet të ulen me njëri tjetrin e cila duhet të rregulloj këtë problem që po agravohet gjithnjë e më shumë.”-tha Kika
Sipas direktivës së Bashkimit Europian dherat e gërmuara gjatë aktiviteteve ndërtimore janë të pakontaminuara dhe si të tilla nuk duhet të kategorizohen si inerte, por një mall që mund të përdoret edhe për veprimtari të tjera. Ndaj ndërtuesi Kika thotë se këto dhera të pakontaminuara nuk duhet të çohen në landfill por të investohen dhe për këtë, duhet bashkëpunimi i shoqatës se ndërtuesve me pushtetin lokal.
“Ndërkohë me direktivën e BE dherat e pastra shtresat e pastra, 20-30 cantim shtresa poshte është dhe I pastër e cila në të gjithë botën përdoret për rregullim e buzëve të lumenjve,shpatet e maleve , rregullimin e pyjeve të gjitha këto janë të mundshme 100% të rregullohen me një bashkëpunim dhe marrveshje me shoqatën e ndërtuesve lokale dhe pushtetin vendorë.Që do të thotë Tirana ka 15 njësi administrative që janë në periferi të saj dhe ka nevoja të tilla shoqata e ndërtuesve bën një kontratë me këto dhe sipas nevojave të tyre cohet dheu aty ku duhet.” -vijoi ai
Përcaktimi nga koncesionari i Sharrës dhe ministria e Mjedisit i tarifës shtëse dhe pranimi i saj nga Bashkia e Tiranës, është cilësuar nga përfaqësues të bizneseve në vend si një vendim skandaloz, me natyrë klienteliste dhe korruptive.
(BalkanWeb)