KORÇË

Reshjet e dëborës janë rikthyer këtë të martë në disa zona të vendit. Rajoni juglindor është zbardhur nga reshjet e borës në prag të Ditës së Verës.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra njofton se në Korçë paraqitet një situate normale, ndërsa në lartësitë mbi 1200 m reshjet e dëborës vijojnë të bien.

Akset rrugore janë të kalueshme dhe qarkullimi i automjeteve vijon të jetë normal. Ndërkohë sot edhe ARRSH-ja njoftoi për situatën e rrugëve, ku në disa akse rekomandohet përdorimi i zinxhirëve si pasojë e reshjeve të dëborës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: