Bashkimi Evropian bëri gjithçka mundi për të ndihmuar në miratimin e marrëveshjes së Brexit, vlerësoi kryenegociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier.

“Ngërçi mund të tejkalohet vetëm nga Britania e Madhe”, shkruan në Twitter Michel Barnier. “Përgatitjet e BE-së për një ndarje pa marrëveshje tani janë më të rëndësishme se kurrë”, shtoi ai.

Ditën e djeshme ligjvënësit britanik, për herë të dytë, kanë votuar kundër marrëveshjes për Brexit-in të negociuar nga qeveria britanike dhe Bashkimi Evropian duke e vënë në drejtim të panjohur procesin e daljes së vendit nga BE-ja.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb